“Në shkollë ka bombë”, fëmija “alarmon” autoritetet me denoncim të rremë në Maqedoninë e Veriut

Një 7-vjeçar ka bërë një denoncim të rremë se në shkollë në Zhitosh të Mqedonisë së Veriut është vendosur bombë.

Nga MPB dhe Prokuroria thonë se është zbardhur rasti ndërsa theksojnë se do të nisin hetimet për veprën penale “terrorizëm” që dënohet sipas nenit 394-b nga Kodi Penal.

“Dje, më 16 janar në orën 18:16, nga celulari i tij, i mituri, në prani të disa të miturve të tjerë, ka lajmëruar me telefon në polici se në një shkollë të fshatit Zhitoshë ishte vendosur bombë. Policia ka zbardhur rastin dhe u konstatua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë. Me të miturit janë zhvilluar biseda zyrtare, në prani të prindërve të tyre, gjatë të cilave kanë sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës”, thuhet në njoftimin e  MPB./albeu.com/


Shtuar 17.01.2023 18:35