Detajet, kufoma e gjetur në Durrës i përket një të huaji
Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me kufomën që u gjet sot në Durrës në zonën e Bisht-Pallës.

Nga hetimet e policisë, rezulton se kufoma është një shtetas i huaj.
Trupi është dërguar në Tiranë për ekzaminime më të specializuara.

Viktima është 1.75 metra i gjatë, i moshës rreth 40-45 vjeç, i veshur me pantallona të zeza, xhup blu, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të ketë qenë mbytja, raporton News24.

Kujtojmë se të shtunën u gjet një tjetër trup i pajetë dhe ende ndodhet në morgun e qytetit të Durrësit pasi ende nuk është identifikuar. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2017, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori