E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
DETAJET/ Kartë, lugë, dhe çakmak, çfarë u gjet në shtëpinë e parukieres në Kavajë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Kavajë, në mesnatë ku në banesën e një nënë të 3 fëmijëve është vrarë një shtetas dhe plagosur një efektiv policie.

Ngjarja:

Dritan Haxholli, 41 vjeç, i njohur ndryshe edhe si “Tan Peza“, ka mbetur i vrarë pas një përplasjeje me armë zjarri në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, 30-vjeçares Marsida Qatja.

Dinamika e vrasjes ka ndryshuar që prej momentit të parë të raportimit, përshkak edhe të dëshmisë kontradiktore që autori dhe gruaja e përfshirë në këtë krim kanë dhënë në polici.

Fillimisht, Marsida Qatja ka pretenduar se polici Bledar Toçi është kushëriri i saj, që ajo e kishte thërritur për ndihmë, ndërsa pas verifikimeve është zbuluar se ata nuk kanë asnjë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.

Dritan Haxholli, ka qenë në një lidhje dashurie me Marsida Qatjan, lidhje kjo që sipas gruas parukiere ka përfunduar 2 javë më parë. Ditën e djeshme ata kanë shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin, si edhe janë takuar në mbrëmje, kur Dritani i ka kërkuar që të flejë në shtëpinë e saj.

Ajo s’ka pranuar dhe i ka kërkuar që të largohet, pasi mes tyre gjithçka ka përfunduar. Viktima është larguar, dhe në ndihmë të parukieres ka shkuar i dashuri i ri, Bledar Toçi, shef i Sigurisë së Burgut të Durrësit, Bledar Toçi.

Skena e krimit zhvendoset në apartamentin e 30-vjeçares, tip duplex, ku ajo jetonte me tre fëmijët e saj, dy prej të cilëve i kishte nga martesa e parë. Ndërsa nga martesa e dytë kishtë një vajzë 2-vjeçare, ndërkohë që burri i dytë ishte në burg në Gjermani.

Pas telefonatës së Marsida Qatjas, Bledar Toçi ka shkuar në banesën e vajzës bashkë me dy miq të përbashkët, Xhuljo Biturku dhe Ermir Cela.

Në katin e dytë të këtij apartamenti, flinin fëmijët e parukieres, ndërkohë që pak pas mesnate, poshtë pallatit ku jetonte Marsida Qatja, ka shkuar viktima, Dritan Haxholli,ku ka ndodhur dhe përplasja me armë.

Çfarë u gjet në shtëpinë e parukieres

Mbi tavolinën e shtëpisë është gjetur një kartë telefoni për të ndarë në viza drogën, lugë gjelle, si edhe çakmak.

Dyshohet se Marsida Qatja bashkë me tri burrat kanë konsumuar kokainë para se të ndodhte krimi i pasionit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit.

Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori