DETAJET/ Jetonte në mes të Tiranës, si u vu në pranga Ilir Selmani
Detaje të reja janë zbuluar pas arrestimit të Ilir Selmanit, i dyshuar si bashkepunëtor në vrasjen e Santiago Malkos në gusht të vitit të kaluar.

Selmani u arrestua në rrugën “Endri Keko” në Tiranë dhe në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Mesohet se në momentin e arrestimit Ilir Selmani ka qenë i vetëm në banesën e tij, ku dyshohet se jetonte me disa persona të tjerë.

Arrestimi i tij është kryer falë një operacioni të policisë, konkretisht nga efektivë të Komisariatit të Policisë nr.2, të cilët mësohet se prej një periudhë gati 1 mujore, e kanë gjurmuar me agjentë në terren, shkruan fax web.

Sipas agjentëve të terrenit, Selmani jetonte në një pallat në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

Selmani është dënuar me arrest me burg në mungesë pasi dyshohet si bashkëpuntor ëer vrasjen e Santiago Malkos.
Shtuar më 16/04/2020, ora 18:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori