DETAJET/ I zunë pritë në shtëpi, si u grabit biznesmeni në Durrës
Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku persona të maskuar kanë grabitur familjen e një biznesmeni.

Sipas të dhënave të para, mësohet se grabitësit kanë lidhur të gjithë anëtarët e familjes, dhe kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në shtëpi, rreth 10 mijë euro.

Sipas infromacioneve paraprake, grabitësit kanë qënë tre person të maskuar dhe të armatosur të cilët i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit ndërkombëtar.

Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka nodhur ngjarja.

Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë dhe e kanë rrëmbyer.

Por më pas ata e kanë lëshuar disa kilometra larg shtëpisë.

Ndërkohë policia po kryen hetimet në vendngjarje dhe po merren në pyetje familjarët e biznesmenit. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori