DETAJET/ I vranë burrin e i plagosën rëndë djalin, gruaja e larë në gjak nuk i ndahet burrit shqiptar

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e djalit të tij pranë një lokali në Greqi.

Mësohet se babë e bir ishin ulur në një bar kafe në Agios Sostis kur hyri papritmas një person i armatosur.

Dyshohet se sherri filloi për mosmarrëveshje financiare dhe përfundoi në të shtënat me armë që vranë babain dhe lanë të birin në gjendje kritike për jetën.

Mes të plagosurve është një kamerier i lokalit dhe një grua.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe bashkëshortja e viktimës, e cila është parë e larë në gjak pasi nuk ka pranuar të largohet nga bashkëshorti i saj.

Shtuar më 11/01/2021, ora 23:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori