Detajet, hetuesia beson se telefoni ndryshon rrjedhën e vdekjes së aktorit
Pëlqej
Po vazhdojnë hetimet për vdekjen e aktorit të ri në moshë Art Kurti. Mësohet se autopsia është bërë ditën e sotme.

Ndërkaq, telefoni që është gjetur në trupin e pa jetë të Art Kurtit është dëshmi që ka në dorë Prokuroria Themelore e Gjakovës për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e 23 vjeçarit nga Gjakova.

E ky telefon është dëshmia që organet e hetuesisë kanë në dispozicion për ta zbardhur këtë rast. Celulari i është gjetur në trup, në xhepin e duksit që e kishte veshur aktori kosovar. Organet e hetuesisë e kanë dërguar për ekzaminim të mëtejmë telefonin të cilin e kishte pas me vetë Arti tashmë i ndjerë.

“I është gjet një telefon në trup. E kanë marrë forenzika për ekzaminim. Shpresojmë që në bazë të tij të mund të ipen detaje të reja që çojnë drejtë zbardhjes së rastit të kësaj ngjarjeje tragjike”, kanë thënë burime të Express-it.

Aktori i njohur, Art Kurti, u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Goden të Gjakovës. Dyshimet e para janë se Kurti ka bërë vetëvrasje, pasi në afërsi të tij u gjet arma me të cilën dyshohet se e ka goditur veten në kokë




Shtuar më 25/04/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori