DETAJET/ Gardisti që sulmoi punonjësin e karburantit: Pse më hodhe naftë të keqe
Një punonjës i Gardës së Republikës është pezulluar sot nga detyra, pasi është denoncuar nga një qytetar në polici për kanosje ndaj tij.

Ka qenë qytetari që ka kallëzuar gardistin në polici dhe më pas blutë kanë bërë shoqërimin e tij dhe kanë nisur procedurat e hetimit.

Gardisti Kristal Necaj ishte zënë me fjalë me punonjësin e karburantit të cilin e kishte hasur rastësisht në rrugë pasditen e sotme pranë një lavazhi. “Pse më hodhe naftë të keqe”, mësohet të ketë thënë Necaj, rreshter në Gardën e Republikës duke i treguar pistoletën në brez.

Kjo gjë ka trembur për vdekje punonjësin e karburantit i cili ka marrë menjëherë ne telefon policinë dhe ka bërë denoncim në Komisariatin numër 3. Megjithatë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe Garda ka dhënë për momentin masën e pezullimit ndaj gardistit./Albeu.com/
Shtuar më 31/03/2017, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori