DETAJET/ E shtruar në psikiatri, Blerta Josifi mund të përfundojë në burg
Blerta Josifi, 34 vjeç, është vajza e vetme e mbijetuar nga tragjedia e ndodhur të enjten mbrëma në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe falë punës së mjekëve, u mbajt në jetë. Blerta ndodhet në psikiatri në gjendje të rënduar mendore, teksa për të kanë nisur hetimet.

Mos deklarimi i vdekjes së motrës së saj Anisa Josifi të cilin me mamanë e saj Zhaneta ajo e mbajti për më shumë se një vit të fshehur e ngarkon atë me përgjegjësi penale, bëjnë me dije hetuesit për 'ReportTv'.

Kur situata e saj psikologjike të qetësohet, Blerta do merret në pyetje nga hetuesit, për të zbuluar më shumë rreth asaj çka ka ndodhur në familjen Josifi.

Proceduart ligjore janë komplekse, por në rast se Blerta rezulton e aftë mendërisht, ndaj saj do të nisin hetim për "Moskallëzim krimi", duke qenë se për 15 muaj, bashkë me nënën e saj, mbajtën Anisa Josifi, të vdekur në banesë. Ato e lyenin me vaj dhe aromatizues, dhe e mumifikuan me shtroje, në mënyrë që të mos vinte erë.
Shtuar më 04/07/2020, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori