Shembet muri mbrojtës në rrugën nacionale Vlorë-Orikum

Është shembur gjatë natës një pjesë muri sëbashku me dherat në rrugën nacionale Vlorë-Orikum.

Burime bëjnë me dije se pjesa e murit është rrëzuar pranë zonës së Ujit të Ftohtë ku janë njësitë hoteliere në Lungomare.

Gjithashtu qarkullimi rrugor në këtë zonë është bllokuar prej shumë minutash./albeu.com/