DETAJET/ E rrahën dhe e hodhën në rrugë, shqiptarja ndërroi jetë e vetme në spital
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 20 vjeçarës shqiptare, Anxhela Meçani.

Mësohet se shqiptarja, e cila dyshohet se ishte punonjëse seksi në këtë qytet është rrahur fillimisht dhe më pas është hedhur në anë të rrugës nga një makinë.

"Torinotoday" raportojnë se momenti i hedhjes së saj në anë të rrugës është parë nga dëshmitarë të tjerë që po kalonin aty, të cilët kanë njoftuar autoritetet.

Shqiptarja është dërguar në spital dhe ka luftuar për 24 orë më plagët duke ndërruar jetë e vetme mbrëmjen e djeshme.

Për momentin nuk ka ende të dyshuar në lidhje me vrasjen e shqiptarës, megjithatë autoritetet janë duke hetuar mbi aktivitetin që ajo ushtronte në Itali, i cili mund të jetë edhe shkaku i ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 11/06/2018, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori