Detajet e reja/ Vdekja e Konstandinës, burg për taksistin grek që e shoqëroi për në Shqipëri
Pëlqej
Gjykata e Janinës ka vendosur arrest me burg për taksistin grek që shoqëronte me makinë Konstandina Anagnostin, adoleshenten shqiptare që humbi jetën më 15 Nëntor 2014, nga Janina drejt Sarandës.

Sipas mediave greke prokurori i çështjes kërkoi sot që taksisti të qëndrojë në qeli deri sa të zbardhet ngjarja. Ndërsa kërkesa e tij u aprovua nga Gjykata.

Ende nuk dihet nëse autoritetet e Janinës kanë prova të reja në lidhje me hetimin mbi vdekjen e shqiptares, çka mund t’i ketë shtyrë në marrjen e këtij vendimi.

Më herët këtë javë, në Prokurori dëshmuan 7 persona, të cilët dhanë versionin e tyre lidhur me detajet për të cilat kishin dijeni, e që mund të ndihmonin në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 13/06/2018, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori