Detajet e reja nga grabitja e argjendarisë, u përdor elektroshok, kamerat ishin të fikura
Pas grabitjes së argjendarisë në Durrës nga dy persona të maskuar, pasditen e sotme, të tjera detaje janë bërë të ditura nga policia.

Burime nga grupi hetimor thonë se dy autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme bizhuteri, rreth dy kilogramë.

Kamerat e sigurisë se argjendarisë rezultonin të fikura në momentin e grabitjes, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë se biznesit përballë dhe po i analizon. Nga të dhënat e para dyshohet që autorët të jenë të moshës 23 deri në 26 vjeç.

Ata janë larguar në këmbë. Kanë përdorur elektroshok për të neutralizuar shitësen. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori