Detajet e fundit, vetëm 22 vjeç dhe vdes prej parakalimit të gabuar
Një i ri 22-vjeçar ka ndërruar jetë në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Ngjarja tragjike ndodhi sot rreth orës 17:05. Policia njofton se viktima është identifikuar me inicialet O.L.

Ai devijoi nga aksi rrugor dhe u përplas me trafikndarësen. Si pasojë, doli nga rruga dhe gjeti vdekjen në vendngjarje.

Grupi hetimor ka arritur në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Shtuar më 21/01/2020, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori