Detajet e fundit nga krimi në Fier: E qëlloi më plumb në kokë, pastaj edhe në zemër
Janë zbardhur detajet nga ngjarja e rëndë në Fier ku u vra shtetasi Ahmet Toska, 50 vjec.

50-vjeçari Ahmet Toska u përcoll sot për në banesën e fundit në Fier, ndërsa ende policia nuk asnjë të arrestuar për krimin që tronditi qytetin në orët e para të ditës së djeshme në lagjen “Sheq i Madh”.

Pistat ku po hetohet janë disa, e kaluara në Kretë të Greqisë ku ka punuar dhe jetuar për disa vite, cështja e pronësisë me vëllezërit, por edhe njohja me një emër të njohur në këtë qytet të hetuar disa herë.

Mësohet se lloji i armës tip pistoletë që i mori jetën 50-vjeçarit, në Shqipëri është përdorur për ekzekutime vetëm dy herë, njëherë në Shkodër dhe në Vlorë.

“Arma është e veçantë, pasi më parë është përdorur vetëm në dy vrasje” tha një burim, shkruan abcneës.

Por edhe pse nuk ka asnjë të arrestuar për momentin, shënjestra e grupit hetimor është një person që jeton në atë lagje, “Sheq i Madh”.

Hetuesit e përjashtojnë faktin që mund të kemi të bëjmë me një ngatërresë, pasi autori i njihte mirë lëvizjet dhe e ka pritur herët në mëngjes kur doli nga shtëpia.

Madje pasi e qëlloi në kokë nuk është mjaftuar me kaq, por e ka goditur edhe dy herë të tjera në zemër për t’u siguruar se e ka ekzekutuar.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin e largimit të autorit nga vendi i ngjarjes. Me kapuç në kokë që të mos identifikohej dhe pistoletën në dorë, ai është fiksuar duke ikur me vrap mes rrugicave të lagjes.

I vetmi element që mund të ndihmojë grupin hetimor është fakti që autori largohet nga vendi i ngjarjes duke çaluar. Nuk përjashtohet mundësia që autori të jetë vrasës me pagesë.

Në dëshminë përpara grupit hetimor gruaja ka deklaruar se nuk e ka njohur autorin, pasi ishte me kapuç, ndërsa burri si cdo ditë po e dërgonte në punë.

Mister mbetet fakti se përse autori e qëlloi përpara shtëpisë dhe mesazhi që donte të përcillte, pasi 50-vjeçari nuk ruhej dhe madje një ditë përpara kishte qenë gjithë ditën për peshk, sipas familjes.
Shtuar më 27/10/2020, ora 18:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori