Para 18 vitesh në ekran, kështu dukej moderatorja e famshme në emisionin e saj të parë

Moderatorja Jonida Vokshi së fundmi është përzgjedhur si moderatore e Big Brother VIP Kosova.

Por duket se sot është bërë mjaft nostalgjike dhe ka vendosur që të publikojë foton e parë në emisionin e parë që ka filluar.

Bëhet fjalë pikërisht për vitin 2004, ku Jonida Vokshi ka prezantuar krahë Ledion Liços, emisionin “Top Select”. Asokohe Jonida ka qenë vetëm 18 vjeç.

Mjaft e vogël, por mjaft simpatike.