DETAJET/ Burri i kishte vdekur e djali në burg, si u vra 45-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ku pranë liqenit të Sharrës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje rreth 45-vjeç.

Viktima ëshët identifikuar si shtetësja, Lirie Xhepa.

Dyshohet se Gjeta është vrarë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe më pas është hedhur pranë një ferre në afërsi të liqenit.

Banorët e zonës kanë rrefyer se mbrëmë kanë parë një makinë që është ndaluar aty pranë dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë bëhet e ditur se viktima ishte nënë e e dy djemve njëri prej të cilit ndodhet në burg ndërsa bashkëshortin e kishte humbur kohë më parë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nuk përjashton as pistën e një hakmarrje të mundshme.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë. /albeu.com,/

Shtuar më 14/02/2019, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori