DETAJET/ Breshëri plumbash ndaj 22-vjeçarit shqiptar në Itali
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Itali. Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në zonën Toirano, Savona.

Mësohet se ndaj tij është kryer një atentat ku ka mbetur i plagosur rëndë 22-vjeçari nga Durrësi.

Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar po futej në një dyqan cigaresh ku është qëlluar me breshëri plumbash.

Ai i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët janë shprehur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2017, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori