DETAJET/ Babë e bir u plagosën pasi dolën nga shtëpia, djali sapo ishte kthyer nga Spanja
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me plagosjen në Fushë-Krujë, në fshatin Larushk ku u plagosën babë e bir.

Shefaqet Stafuka 58 vjeç dhe djali i tij Alban Stafuka 30 vjeç, sapo kishin dalë nga shtëpia e një të afërmi të tyre për vizitë, kur u sulmuan.

Ata u sulmuan me thikë, nga një person i cili iu doli përpara.

Policia tha zyrtarisht se ngjarja e shënuar rreth orës 21.00, ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit.

Në gjendje më të rëndë ndodhet 58-vjeçari i cili ndodhet në kujdes intensiv në Spitalin Ushtarak, ndërsa dëmtime më të lehta ka pësuar djali i tij.

Mësohet se Alban Stafuka kohëve të fundit kishte ardhur nga Spanja, teksa nga të dhënat paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shitjen e një makine.
Shtuar më 09/08/2020, ora 22:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori