DETAJET/ Artan Hoxha tregon të pathënat e ekzekutimit të Guxim Gjyriçi në Tropojë
Ashtu sic kishte paralajmëruar, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga ekzekutimi i Guxim Gjyriçi në Tropojë.

Sipas gazetarit, vrasësi ka qenë profesionist dhe në trupin e viktimës janë gjetur 13 predha.

“Arma është përdorur nga një vrasës profesionit. Në skenën e krimit kishte ende gjurmë gjaku. Është qëlluar disa herë në drejtim të tij, është hedhur i gjithë karikatori i pistoletës. Ky është pozicioni nga ka ardhur autori dhe ka qëlluar viktimën, janë ende gjurmë e gjakut.

Aty po ta shikoni do ta shihni se është përkulur viktima. Ka një predhë në pjesën e parme dhe tre të tjera në pjesën tjetër, që lë dyshimin se ka qëlluar dikush tjetër, por ende nuk ka dalë nga hetimet, shkruan abcnews.

Janë dy predhapjesën e poshtme, por një predhë në pjesën e sipërme, nuk e shpjegonin dot ekspertët që ishin aty. Tre predha te karburanti, tre te farmacia, një në kofanon e makinës, dhe tre të tjera në tokë.

Viktima ka 13 predha në trup. Eshtë qëlluar edhe gjatë kohës që ka qenë në këmbë, por edhe në kur ka rënë në tokë. Nuk është e vërtetë që ka folur viktima para se të vritej. Kur ka erë të forta, ka bërë që të ketë dyshime, që kjo mund të mos jetë dëgjuar gjurma.

Viktima është gjetur pas 40 minutash nga nipi i vet. Ai ka shkuar në spital me jetën e humbur. Një nga dëshmitarët ka thënë se ka kujtuar që ishte një i dehur.

Më vonë kur ka shkuar njeriu i vet ka njoftuar policinë. Ky 40 minutëshi u ka dhënë kohë autorëve të largohen. 2 mjete janë të të kapura”, tha Hoxha.
Shtuar më 16/01/2020, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori