DETAJET/ Ambulanca u vonua mbi 1 orë në aksidentin ku humbi jetën 35 vjeçarja në Kamëz
Një aksident tragjik i mori jetë një 35-vjeçareje pasditen e sotme në Kamëz.
Teksa po kalonte rrugën,
viktima u përplas për vdekje nga një makinë. Qytetarë nga vendi i ngjarjes raportuan se
ambulanca jo vetëm që u
vonua, por ndodhi edhe një incident, ku u prish dera e mjetit.
Ajo që mbetet e paqartë ende është nëse
viktima ka ndërruar jetë për shkak të vonesës së ambulancës, apo ka vdekur menjëherë pasi është përplasur nga automjeti i drejtuar nga shtetasja B.D., e cila u shoqërua në polici, shkruan JOQ.
Dhjetëra janë njerëz janë grumbulluar pranë vendit ku u përplas
viktima, ndërkohë që
ambulanca nuk dukej gjëkundi.
Sipas një qytetari
ambulanca ka mbërritur rreth 1 orë e 20 minuta pas përplasjes.
Shtuar më 16/11/2019,
ora 21:09