Detaje tronditëse mbi krimin në Shkodër, çifti u vra me 25 plumba
25 plumba janë shkrepur mbi çiftin në Shkodër i cili mbeti i vrarë në makinën e tyre poshtë pallatit ku jetonin.

Krimi i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në makinën ku u krey ekzekutimi i çiftit me 25 plumba ishte dhe fëmija i tyre, 1 vjeç.

Mrekullisht ai i ka shpëtuar plumbave dhe është shëndoshë e mirë.

Viktimat janë Berhan Bërçama, 30-vjeç, ish- efektiv policie në Pukë dhe bashkëshortja e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja nga plumbat e pistoletës.

Kanë qënë fqinjët e çiftit që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë nxituar për t'u ardhur në ndihmë.

Në pjesën e pasme të makinës kanë gjetur të trembur dhe të fshehur fëmijën e mitur të çiftit i cili fatmirësisht nuk është lënduar.

Dyshohet se autori apo autorët të kenë qënë duke pritur çiftin derisa të futen në hyrjen e pallatit për të kryer krimin. /albeu.com/

Shtuar më 15/07/2018, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori