ARSYEJA/ Ish-kryeministri britanik me kamion drejt Polonisë (FOTO & VIDEO)

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është nisur drejt Polonisë me një kamion me një dërgesë donacionesh në ndihmë të qytetarëve vendas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cameron, përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka treguar se po e drejton ai vetë kamionin.

Ai gjithashtu falënderon të gjithë ata që kanë kontribuuar për të ndihmuar ukrainasit në këtë kohë të vështirë që po kalojnë.

Më herët ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar ka mirëpritur të gjithë mbështetjen e popullit për Ukrainën./albeu.com/