Detaje të reja, një mesazh në telefon zbuloi ngjarjen tronditëse
Shtatë nga tetë adoleshentët e arrestuar ndodhen në ambientet e paraburgimit në Durrës, në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata e Apelit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë i la ata në burg.

Vetëm dy prej tyre kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e abuzuar, ndërsa pesë të tjerët janë shprehur se, vetëm sa kanë kryer veprime intime me 14- vjeçaren.

Ndërkohë, i dashuri i adoleshentes, që ishte dhe shkaktari i të gjithë zinxhirit të ngjarjes së rëndë, është ende në kërkim nga Policia. Sipas hetimeve të Prokurorisë Durrës, ka qenë një mesazh që 15-vjeçari i ka dërguar djalit të sanitares së shkollës që çoi në zbulimin e ngjarjes.

Adoleshenti kërkonte nga ai që t’i siguronte një vend ku të kryente marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren. Këtë mesazh e lexoi nëna e tij, e cila më pas ngriti shqetësimin pranë stafit pedagogjik të shkollës 9- vjeçare “Rilindja” dhe këta të fundit më pas kanë vënë në dijeni nënën e vajzës së abuzuar.

Historia e abuzimit ka nisur nga muaji tetor kur shoku i klasës i kishte kërkuar si dhuratë për ditëlindje që të kryenin marrëdhënie seksuale, pasi më parë i kishte shprehur pëlqimin.

Më pas, duke e shtantazhuar se kishin një video që tregonte momente duke kryer seks me të dashurin, vajza është detyruar që të kryejë marëdhënie me të paktën edhe shtatë adoleshentë të tjerë. Vetëm djali i sanitares, që ishte edhe shoku i bankës, nuk ka pranuar që të kryejë seks me të miturën, edhe pse e ka takuar në një nga vendet ku disa djem të tjerë kanë kryer një akt të tillë. Sipas hetimeve të Prokurorisë Durrës, ai i ka thënë 14-vjeçares se për këtë do t’i tregonte nënës ose mësuese./Panorama/


Shtuar më 10/02/2019, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori