Detaje të reja nga shpartallimi i grupit kriminal, emrat e të arrestuarëve
Një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë, i cili ende vijon. Leonard Duka dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, Oltion Loga dhe Dritan Agaj

Mes të arrestuarëve është edhe Elvis Gaçaj, i cili është emër i njohur për policinë për shkak të së shkuarës së tij, shkruan Albeu.com.

Kush është Elvis Gaçaj

Ai u plagos në vitin 2015">2015, ndërkohë që në makinën ku ndodhej u vranë dy persona të tjerë krejt të pafajshëm, ndërkohë që shenjëstra ishte Gaçaj.

Në dy vjet ai u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, por ndryshe nga ai i vitit 2015">2015">2015">2015, sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.
Në të parin u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk u realizua. Ndërsa në 2015">2015">2015">2015 autorët e provuan me armë zjarri.

Plumbat e nisur për Gaçajn i morën jetën të dashurës së tij dhe 22-vjeçarit që punonte për të.

Ai vetë shpëtoi me dy plagë të lehta në shpatull e në dorë, ndonëse autorët i kanë shkrepur armët plot 29 herë.

Urdhër-arrestet janë firmosur nga Prokuroria për Krime të Rënda, ndërkohë që janë kryer një sërë kontrollesh në disa banesa në kryeqytet. Aksioni i sotëm u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.
Shtuar më 08/04/2019, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori