Detaje të reja nga atentati në Shkodër, vdes Ferracaku
Detajet e fundit vinë nga atentati i sotëm në Shkodër. Nga spitali njoftojnë se Fatos Ferracaku ka humbur jetën ndërsa i plagosuri tjetër, Fatmir Mehaj, jashtë rrezikut për jetën

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Markata, në lagjen Partizan, pak metra larg vendit ku iu vu tritot të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla, në muajin Janar të vitit 2017.

Fatmir Mehaj, është një tregtar në tregun e Shkodrës, ndërsa Ferracaku është kushëri i afërt me biznesmenin Arjan Ferracaku, i vrarë më 1 shtator në një atentat.

Ja njoftimi paraprak i policisë:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur 'Merkata Rus', dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen 'Guerrile".

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

Shtuar më 14/11/2018, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori