Detaje të reja nga atentati në Elbasan, gjenden dy kallashnikovë në mjetin e djegur
Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, pasditen e sotme në “Rrethrrotullimin e Luleve”, në Elbasan.

News 24 raporton se në mjetin e djegur nga autorët në nje ullishte te Paprit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikovë të djegura, të cilat dyshohet se janë përdorur në krim.

Armët janë gjetur nga grupi hetimor në mjetin e djegur, pasi zjarrfikësja ka shuar flakët, dhe janë dërguar në laboratorin kriminalistik për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Dyshoher se vrasja e sotme ne Elbasan ka ndodhur per shkak te territorit te shperndasrjes se droges ne qytet. Viktima ishte nje emer i njohur per policine e Elbasanit, pasi ishte arrestuar ne vitet 2012 dhe 2017 per trafik droge.
Shtuar më 20/07/2020, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori