Pa kush e vrau Arjanin, detaje tronditëse nga ekzekutimi i Fatos Ferracakut
Pëlqej
Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Fatos Ferracakut, është ajo e një ekzekutimi pasi 41 vjeçari dyshohet se ka parë personat që ka ekzekutuar Arjan Ferracakun në fillim të shtatorit.

Duke qenë se ishte peshkatar Fatos Ferracaku ka qënë pranë hidrovorit, shumë afër zonës ku u vra Arjan Ferracaku.

41 vjeçari mendohet se ka parë autorët kur janë larguar pasi kryen vrasjen. Ai këtë ia ka rrëfyer edhe një të afërmi.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se kjo është pista kryesore e hetimeve. Dyshohet se Fatos Ferracaku kishte folur me nje person tjetër që kishte parë autorët e vrasjes së Arjan Ferracakun

Një ditë më parë policia e Shkodrës shoqëroi tetë persona, mes të cilëve edhe anëtarin e Këshillit Bashkiak, Mustafa Lici, pasi motori i autorëve u gjet pranë banesës së tij në lagjen "Guerrile".

Fatos Ferracaku ishte baba i katër fëmijëve. Ai nuk rezulton person problematik dhe i paskeduar nga policia e Shkodrës.

Shtuar më 16/11/2018, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori