Çfarë u gjet në trupin e 13 vjeçares që ndërroi jetë në Tiranë
Pëlqej
Të tjera detaje mësohen lidhur me vrasjen e 13-vjeçares Kasandra Brahja mbrëmjen e djeshme në zonën e Babrrusë në kryeqytet.

Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nonëse si fillim u tha se vajza kishte një plagë në bark të shkaktuar nga mjete prerëse, mjeket kanë gjetur në trupin e saj mbetje saçme.

Kjo vërteton se vajza e mitur është vrarë me armë zjarri.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në shtëpi kanë qënë vëllai i viktimës dhe nusja e tij por që të dy janë shurdhë-memec, gjë që e bën akoma më të vështirë hetimin.

Cifti do të merret në pyetja pasi, pasi ndaj tyre bien të gjitha dyshimet se mund të fshihen pas ngjarjes, por nuk përjashtohet edhe mundësia e vetvrasjes. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori