Detaje të reja, Avdylajt kanë qenë të interesuar edhe për zgjedhjet në futboll
Gazetarja, Klodiana Lala që ka kryer investigimin për shit-bjerjen e votave, bazuar në përgjimet e prokurorisë për bandën e Avdylajve e ftuar sonte në Opinion, tregoi detajet si ra në kontakt me dokumentet sensitive.

Ajo tha se investigimi ka nisur para dy muajsh dhe ka marrë shkas nga një deklaratë e Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit, i cili ka deklaruar se ka njohje me pushtetarë socialistë.

Ajo tha se përgjimet për anëtarë të familjes Avdylaj janë voluminoze, pasi çështja ka tre vite që hetohet. Sipas saj nga përgjimet ka rezultuar se vëllezërit Avdylaj janë të interesuar edhe për zgjedhjet në federatë (FSHF) dhe jo vetëm për zgjedhjet parlamentare.

Sipas saj, në këto telefonata të përgjuara ka dalë edhe miqësia me kryetarin e bashkise se Durresit, Vangush Dako.

Por përgjimet tha ajo tregojnë edhe për shit-blerjen e votës në Dibër ku janë të përfshirë polikanë të rangut të lartë, deputetë, apo ish-ministra. Lala tha se nuk i përmend emrat, për sa kohë nuk ka ende dokumente që vertetojnë këtë skandal edhe në Dibër.
Shtuar më 31/01/2019, ora 22:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori