Policia greke arreston shqiptarin në Kakavijë, kërkohej nga Franca

Një shqiptar është arrestuar nga pala greke në pikën kufitarë të Kakavijës. Shqiptari i shumëkërkuar që po tentonte të kalonte për në Greqi, është arrestuar nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Shqiptari rezulton me urdhër arresti europian nga autoritetet franceze, i denuar me 6 vjet burg për “rast të veçantë të mbrojtjes së prostitucionit”, “pjesëmarrje në një komplot kriminal” dhe “trafikim i qenieve njerëzore i kryer kundër shumë individëve”./albeu.com