Detaje rrëqethëse nga vdekja e shkodranit në tragjedinë e Xhenovas
Pëlqej
Admir Bokrina është 32-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Genova të Italisë, pas shembjes së urës që i mori jetën 34 personave.

Mes dhimbjes dhe lotëve i afërmi i 32-vjeçarit, ka treguar detaje nga vdekja e tij.

Në një lidhje telefonike për "News24" mes tronditjes së thellë, Ruzhdi Mashku tha se Admiri një ditë më parë festoi 3-vjetorin e martesës, ndërsa viktima u njoh nga një tatuazh që kishte në trup.

Ai u shpreh: Një ditë para se të vdiste, Admiri ka festuar 3 vjetorin e martesës. Që prej moshës 12 vjeçare ka shkuar në Itali. Ai dje po shkonte në punë. Trupi është identifikuar përmes një tatuazhi në trup. Prindërit e tij janë nisur drejt Italisë mëngjesin e kësaj të mërkure. Fillimisht të afërmit janë bërë merak se nuk përgjigjej në celular. Admir Bokrina jetonte me bashkëshorten në Itali. Ishte bashkë me një shok kur ndodhi tragjedia”.

Prindërit e tij kishin 10 ditë që ishin kthyer në Shkodër, në vendlindje për pushime, kur dje kanë mësuar lajmin e trishtë dhe sot janë nisur me urgjencë në Itali.
Shtuar më 15/08/2018, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori