Detaje për gardistin që vrau veten, lidhja e tij me Irakun
Sot një vdekje ka tronditur Tiranën që në orët e para të mëngjesit. Një punonjës i gardës ka vrarë veten pas ndarjes nga e dashura. 30-vjeçari u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës, teksa ishte në krye të detyrës.

Mësohet se djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës. Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar.

Po ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.

Ndërkohë, nga hetime e grupit hetimor thonë se provat e mbledhura, çojnë në një vetëvrasje.
Shtuar më 02/10/2018, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori