Detaje nga vrasja në Dukagjin, Gjergj Krygja mori 4 plagë gjatë ekzekutimit
Ditën e sotme në Shkodër ka ndodhur një ekzekutim në derën e shtëpisë të 43-vjeçarit">43-vjeçarit Gjergj Krygja.

Mësohet se autorët kanë lëvizur me një mjet tip “Fuoristradë” në afërsi të banesës43-vjeçarit">43-vjeçarit.

Gjergj Krygja ka marrë 4 plagë, si pasojë e atentatit me armë zjarri.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Gjergj Krygja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së tij në fshatin Sumë të Shkodrës.

43-vjeçari kishte shkuar në vendlindje për të marrë zahiretë e dimrit pasi vetë jetonte në Koplik. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2019, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori