Detaje nga organizimi, protesta e opozitës do të drejtohet nga vetë protestuesit…
Vetëm pak orë nga nisja zyrtare e protestës së opozitës para kryeministrisë, janë zbuluar detaje të reja mbi mënyrën se si do të procedohet nga organizuesit.

Mësohet se në podiumin e ngritur përballë Kryeministrisë, nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa do të jenë qytetarët dhe simpatizantët e PD ata që do flasin.

Burime nga partia Demokratike bëjnë me dije se i vetmi politikan që do të mbajë fjalimin e fundit para protestuesve do të jetë vet lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Protestës së PD-së, në të cilën do dominojnë dhe elementet kombëtare pritet t’i bashkohen të gjithë aleatet e saj, që nga Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Aleanca Kuq e ZI, Partia Demorkastiane si dhe Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut.

Mësohet se lideri i PD-së, do t’i bashkohet turmës së protestës, të cilët do të vinë nga Sheshi Skënderbej, tek rruga Murat Toptani, afër Ministrisë së Brendshme, e më pas do shkojnë të gjithë drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike do të vendosen kordon para Kryeministrisë, për të mbajtur nën kontroll turmën./albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori