Detaje nga konflikti në burg me të izoluarit: Njëri prej tyre preu damarët!
Dy të burgosur raportohet se janë konfliktuar me policët, në Burgun e Fushë-Krujës.

Ardjan dhe Bert Shera nisën konfliktin me punonjësin e informacionit, pasi pretenduan se miqtë e tyre janë dhënuar në qeli.

Nga ana tjetër, policia e burgut pretendon se Bledi Sherra ka prerë damarët dhe ka rrezikuar jetën në qeli.

Një fektiv i burgjeve ka reaguar, pasi akuzave ndaj policëve se ishin dhënuar në qeli shokët e tyre, Berti Sherra dhe Avni Leza.

Sipas efektivit të policisë, Bledi Sherra ishte lidhur ne krevat, kur edhe preu damarët.

Më pas polici tha se është dërguar në infermierinë e spitalit, teksa i është shpëtuar edhe jeta.

Kujtojmë se gjykata i la sot me masën arrest me burg Bledi dhe Ardjan Sherra.

Fillimisht Bledi Sherra dhe Ardjan Sherra janë konfliktuar me punonjësin e informacionit të Burgut të Fushë-Krujës.

Mësohet se Ardjan dhe Bert Sherra i kanë thënë policit: Do t’ju zhdukim të gjithëve.

Bert dhe Ardian Shera (i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”), përkatësisht 35 dhe 39 vjeç, janë banues në Nikël.

Fillimisht u raportua se konflikti lindi, ngaqë ata i kërkuan policisë që të transferohej kushëriri i tyre.
Shtuar më 24/08/2020, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori