Detaje nga atentati ndaj shqiptarit, si iu afrua vrasësi pensionistit
44 vjeçari shqiptar që u bë viktimë e një atentati mafioz në provincën Novi Ligure në Itali dhe aktualisht ndodhet në gjëndje kritike për jetën.

Një person ende i paidentifikuar i është afruar shqiptarit dhe e ka qëlluar me tre plumba. Ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar, fare pranë një shkolle. Në momentin e të shtënave, një kalimtar i moshuar që ka parë të gjithë skenën i është drejtuar vrasësit dhe e ka pyetur “Kush je ti? Si e ke emrin?”

Si përgjigje ka marrë tre goditje me shuplakë nga ana e vrasësit, i cili i është përgjigjur “Ky është emri im” Më pas vrasësi është larguar.

Më tutje po i njëjti pensionist i është afruar shqiptarit dhe e ka ndihmuar këtë të fundit duke i lidhur njërën këmbë të plagosur me rripin e tij të pantallonave. Me ardhjen e ambulancës shqiptari i është drejtuar emergjencës e më tutje operacionit për të hequr plumbat nga trupi. Në deklarimin e tij, kalimtari i moshuar është shprehur se i riu kishte dhe një plagë në kokë.

Në medina lokale shkruhet se deri më tani policia ka arritur të indetifikojë autorin e tentativës së vrasjes, por ende nuk është arrestuar. Në media shkruhet po ashtu se motivi i atentatit mund të jenë disa llogari të pambyllura mes dy personave. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 23:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori