Detaje nga arrestimi i Orges Bilbilit: U bë agresiv, arriti t'a bënte copash telefonin
Orges Bilbili, 30-vjeçarin nga Lushnja i dyshuar për disa krime i cili u arrestua disa ditë më parë pas një përplasje me armë zjarri në zonën e njohur si Xhamlliku në Tiranë, ku mbeti i
plagosur ai vetë dhe një kalimtare e rastit tentoi me të gjitha format e tij që të shkatërronte
telefonin e tij celular në momentet e ngjarjes.
Detaje nga dita kur ai u plagos dhe më pas u arrestua, i dha gazetarja Klodiana Lala në emisionin Kjo Javë në News24, duke cituar elemente nga raporti sekret i Policisë.
Si reagoi
Bilbili pasi u qëllua nga polici?
“Detaj interesant, është pika më interesante në raport edhe pse i
plagosur, kur Shigjeta X po i jepte ndihmë qytetares së
plagosur, Shigjeta Y ka ardhur ti japë ndihmë e ta prangosë
Orges Bilbilin.
Në deklaratën e tij thuhet se
Bilbili u bë shumë agresiv “s’më lejonte që t’ja ktheja duart mbrapsht e në këto momente filloi të
thyente telefonin. Filloi ta përplaste në tokë, arriti ta bënte copash
telefonin e tij”.
Mesa duket ka arritur të zhdukë gjurmët. Nga infirmacionet që unë kam deri tani telefoni nuk është arritur të rikuperohet.
Duke qenë se rezulton i përfshirë në disa krime, janë mesazhe, kontakte e të dhëna që mund ti shërbejnë prokurorisë për ngjarje të rënda kriminale, do duhej të rikuperohej me cdo kusht.
‘Kam ndërhyrë që mos ta
thyente aparatin celular, por arriti ta
thyente, edhe pse i
plagosur, i shtrirë në tokë’, citoi Lala efektivin e Njësisë Shqiponja.
Shtuar më 18/04/2020,
ora 18:24