DETAJE/ Lidhje jashtëmartesore mes viktimave në Fier, të martuar e me fëmijë (VIDEO)
Paraditën e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier ku trupat e dy të rinjve, përkatësisht të një gruaje dhe një burri, të vrarë u gjetën në një makinë.

Fillimisht u bë me dije se bëhej fjalë për dy të rinj dhe një lidhje dashuria dhe djali pasi kishte vrarë të dashurën kishte vrarë dhe veten e tij.

Por detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen në fjalë ku mësohet se viktimat janë të martuar me partnerë të ndryshëm dhe kanë dhe fëmijë.

Dyshimet e policisë kanë kaluar në pistën e një lidhje jashtëmartesore që ka përfunduar tragjikisht.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimat janë Drini Derveni 32 vjeç banues në Fier, baba i dy fëmijëve, banues në lagjen “11 Janari” dhe Ermira Arapi Dushi, me origjinë nga Lushnja ishte e martuar dhe nënë e një vajze dhe jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.

Nga kqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohet qartë se 32-vjeçari pasi ka qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten.

Policia e gjeti atë me një pistoletë tip TT në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së vajzës, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori