DETAJE/ Kush është i riu që u qëllua me plumb në kokë në Tiranë
Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, ku një i ri u qëllua me plumb në kokë në ambientet e një vile në rikonstruksion në rrugën "Muhamet Gjollesha".

Sipas policisë, i plagosuri është identifikuar si shtetasi Indrit Çela, 26-vjeç, lindur në Mallakastër dhe banues në Tiranë.

I riu ka pasur një konflikt të çastit me shtetasin L.V., për punën e kondicionimit të një vile në pronësi të shtetasit B.K., ndërsa ky i fundit e ka qëlluar me armë në kokë e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtuar më 22/08/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori