DETAJE/ Kapet 1 kg heroinë tek “Myslym Shyri”
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një operacion antidrogë po zhvillohet në këto momente në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë.

Forca të shumta Policie, nga Antidroga dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë rrethuar zonën pas ndalimit të një automjeti tip “Alfa Romeo”, në të cilën ndodheshin dy persona.

Policia ka kontrolluar automjetin dhe mësohet se është gjetur plot 1 kg heroinë.

Ndërkohë mësohet se në momentin që Policia i ka bërë shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalonte, të dyshuarit kanë zbritur duke tentuar të largohen me shpejtësi dhe kanë braktisur mjetin. Por brenda pak sekondash ata janë arrestuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së