DETAJE/ Grabitësit qëlluan 13 plumba ndaj policëve: I hodhëm armët tek këmbët...
Ditën e djeshme një grabitje e rëndësishme ka ndodhur në aksin Tiranë –Rinas ku 5 persona të veshur me kamuflazh grabitën 7 thasë me para të një banke të nivelit të dytë dhe pas ngjarjes dogjën makinat me të cilat kryen grabitjen.

Policia ditën e sotme ka zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen ku sipas njoftimit të policisë në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56, 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike dhe 2 automjetet e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët.

Burime për median bëjnë me dije se të 13 gëzhojat janë qëlluar nga grabitësit ndërsa policët private nuk kanë qëlluar pavarësisht se kishin 3 armë me vete, shkruan Ballkan web.

“Kur pamë që grabitësit që po qëllonin drejt ne i hodhëm armët tek këmbët”,- mësohet të kenë deklaruar në polici pesë policët privatë që shoqëronin 2 blindat me para.

Sakaq, mësohet se Endrit Daci, shoferi i njërit prej blindave që u arrestua dje mësohet se ka 2 gërvishtje xhami në dorë dhe në parakrah.

Ngjarja ndodhi dje në orën 11:30, në Qafë-Kashar, pranë rrugës për në Rinas, ku pesë persona të armatosur dhe të veshur me kamuflazh të zi arritën të merrnin nën kërcënimin e armëve një shumë nga 100 mijë euro deri në 2 milionë euro, por asgjë e konfirmuar zyrtarisht.

Pesë autorët pasi goditën një prej blindave, thyen me mjete të forta një prej xhamave të makinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë thasët me para. Më pas ata kanë djegur makinat e tyre pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori