DETAJE/ Goditi me çekiç shitësen, ky është grabitësi që punon si mësues
Një 45 vjeçar nga Elbasani ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka tentuar të grabisë një supermarket.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 majit të qytetit, ku shtetasi Alert Çaroshi, ka hyrë në supermarket për të grabitur.

Shitësja ka rezistuar duke paralajmëruar ardhjen e policisë dhe për pasojë, burri e ka goditur me çekiç në kokë.

Gruaja ka përfunduar në spital e gjakosur duke marrë mjekim pa pasoja të rënda. Burri rezulton me të meta mendore, i çuditshëm është fakti se personi punon si mësues.
Shtuar më 18/09/2019, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori