Detaje/ Aktori që u plagos në Tiranë sapo kishte dalë nga burgu
Mishel Manoku i cili njihet edhe si aktor, rezulton të jetë i njohur për policinë.

Panorama ka raportuar se në fakt Manoku ka vetëm dy muaj që ka dalë nga burgu.

Ai ka vuajtur një dënim për plagosje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Teksa u plagos mbrëmë pranë gjimnazit "Partizani" ai ka dashur t'i bëjë një rreng policisë duke i dhënë kartë identiteti false për të fshehur emrin e vërtetë të tij.

Fillimisht ai ka deklaruar emrin Nishe Prendi, emër i cili ishte i rremë, pastaj i ka dhënë efektivëve të policisë një kartë identiteti, edhe ajo false, me emrin Edison Delia, shkruan Panorama.

Në fund, ai ka dhënë emrin e vërtetë duke thënë se quhej Mishel Manoku, aktor shqiptar, i cili ka luajtur në filmin “Saimir”. Policia dyshon se shkak për plagosjen e tij janë konfliktet e mëparshme dhe hetimet janë shtrirë në këtë drejtim. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2017, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori