DETAJE/ Pogradec, 37-vjeçari i gjetur i vdekur mund të jetë hedhur nga pallati
Mëngjesin e sotëm në Pogradec është është gjetur i vdekur një 37-vjeçar në lagjen nr 5.

Mësohet se trupi i pajetë i të riut është gjetur nga banorët e zonës të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima kishte qënë emigrant në Greqi dhe është identifikuar me inicialet K.Ç.

Po ashtu, nga këqyrja që i është bërë trupit të pa jetë, bëhet e ditur se ai ka dëmtime në kokë dhe trup.

Ende nuk dihet më shumë për rrethanat e ngjarjes, por policia thotë se atë mund ta kenë goditur me makinë, ose mund të jetë rrëzuar/hedhur nga ndonjë lartësi./albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori