Dështon tentativa për trafikimin e një 22-vjeçarje në Peshkopi
Dështon tentativa për të trafikuar një vajzë 22-vjeçare, me inisciale R.K. nga rrethi i Dibrës. Sipas denoncimit të bërë në Komisariatin e Policisë Peshkopi, mësohet se dy të rinj janë përpjekur që të mashtrojnë një 22 vjeçare.

Zyrtarë të lartë të policisë lokale thanë se ka nisur procedimi penal për "trafikimin e personave të rritur", pa autor, pasi rezulton se dy persona të paidentifikuar ende nga policia, kanë tentuar ta mashtrojnë vajzën dibrane dhe ta dërgojnë në Maqedoni për prostitucion.

Ndërkohë vajza është shprehur në polici se është telefonuar nga dy persona që nuk i njihte. {Më thanë se do të më gjenin punë në Shkup dhe unë fillimisht besova. Kur kuptova se mund të ishin trafikantë dhe mashtrues kërkova ndihmën e policisë, e cila ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e tyre{, deklaroi 22­ vjeçarja për hetuesit e ngjarjes.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2015, ora 08:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori