Deshton takimi dyditor BE-Shqiperi
Albeu.com
Parlamenti Europian dështoi. Jo vetëm që nuk mundi të afrojë palët- pozitën dhe opozitën shqiptare, për të nisur një dialog politik për zgjidhjen e situatës, por për herë të parë nuk mundi as të miratojë deklaraten e zakonshme përfundimtare në fund të takimit BE-Shqipëri.
"Ngërçi politik ishte evident këtu në Parlamentin Europian, sepse pas dy ditë diskutimesh intensive, ne nuk ia dolëm të miratojmë deklaratën e perbashkët me rekomandimet e nevojshme. Jam i zhgënjyer, nuk e fsheh këtë sepse për herë të parë, një takim i tillë përfundon në një situatë të tille", tha kryetari i delegacionit për Ballkanin në PE, Eduard Kukan.
Ndërkohë që eurodeputeti rumun i PSDE-së, Victor Bostinatu, shtoi: “Kompromisi u arrit me të dy palet. Z. Beja erdhi në fund të negociatave, e ndoshta, them se ndoshta, ai pati telefonata nga Tirana, sepse bllokoi negociatat dhe ne nuk ia dolem të miratonim deklaraten përfundimtare. Kjo gjë është e paprecedentë për takime nderparlamentare apo komitete të përbashketa që të mos kenë një qendrim përfundimtar. Kjo është alarmante per Parlamentin Europian që nuk po sheh gatishmëri nga te dy palet në Shqiperi për të punuar se bashku per fatin europian te vendit tuaj. Une nuk e kuptoj dhe nuk e pranoj qe permes ping pongut, ne këtu në Parlamentin Europian të bashkëpunojme ndërsa koleget tane shqiptarë te mos bëjnë të nyejtën gjë”.
Me keqardhje ka folur edhe eurodeputetja Doris Pack: "Me vjen shume keq qe jemi ende ne kete situate qe eshte kaq problematike. Tani ka protesta, behet greve urie, po ata duhet te punojne bashke dhe i kuptoj shqiptaret qe u ka ardhur ne maje te hundes, qe nuk besojne me tek askush, as tek kjo qeveri, as te opozita, pasi kjo sjellje nuk e ndihmon klimen e krijuar ne shoqerine shqipetare".
Në vijim të deklaratave, eurodeputeti rumun i PSDE-së, Victor Bostinaru, shton: "Thirrja ime ndaj z. Rama e ndaj Sali Berishes gjithashtu, nisni menjehere bashkepunimin, per nje marrveshje te momentit te fundit, qe eshte ne menyre dramatike shume e nevojshme. Ndoshta mesazhi im eshte po ashtu dramatik, por ata duhet te kuptojne se nuk mund t’i tregojne muskujt njeri-tjetrit ne menyre te vazhdueshme. Çmimi është shumë i lartë e ata duhet t’i bëjnë stop. Letrat jane ne duart e zotit Berisha, sepse une po te isha kryeminister i Shqiperise, e imagjinoj se ç'duhet të beja, por fakt është se është Berisha qe duhet te tregoje lidership, gatishmeri e fleksibilitet per te arritur marrveshje". Negociatat per te gjetur kompromis mbi deklaraten e perbashket, nisen qe ne mengjes, perpara se te fillonte zyrtarisht takimi. Per gjetjen e kompromisit u implikuan dhe perfaqesuesit e Komisionit.
Ndersa eurodeputetet e majte dhe te djathte hoqen dore nga mbeshtetjet respektive te partive shqiptare, vete socialistet dhe demokratet fokusuan energjite e tyre ne çdo fjale te deklarates, secila pale duke mbrojtur interesat e selive perkatese. Konkretisht demokrati Beja nuk shpjegoi se cili amendament i propozuar binte ne kundershtim me kushtetuten, por socialistja Leskaj tregoi se behej fjale per komisionin hetimor. Shqiperia renditet e treta, pas Turqisë dhe Maqedonisë, në historikun e Parlamentit Europian per mosarritje te marrveshjes me rekomandimet perfundimtare.
Shtuar më 04/05/2010, ora 22:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori