“Femra kur përdh*nohet ndien kënaqësi”, Ngjela këmbëngul: Nuk kërkoj falje. Avokati në Angli: Duhet dënuar

‘Një femër kur përdhunohet dhimbja i kthehet në kënaqësi dhe nuk e kundështon me përdhunuesin e tij,’ – ishte deklarata e avokatit Spartak Ngjela mbi fenomenin e përdhunimit, deklaratë e cila ka krijuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Emisioni investigativ ‘Piranjat’ ka kontaktuar me Spartak Ngjelën, me shpresën se ai ka reflektuar dhe do të kërkojë falje publike për deklaratën e turpshme, po si ka reaguar ‘avokati’?

I mirënjohur për batutat e tij të forta dhe shpesh herë të pakuptimta, Spartak Ngjela, goditi sërish. I ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’, në televizionin kombëtar ‘Top Channel’, Ngjela deklaroi se vajzat, edhe në momentin që përdhunoheshin, ndjenin kënaqësi dhe se gjykatat angleze e merrnin për bazë.

‘E dini ju se çfarë thotë ligji anglo-sakson? Ata kur dënojnë një person që përdhunon një vajzë, grua apo zonjë, marrin parasysh rezistencën e saj. A karezistuar ajo ndaj kësaj tentative apo jo. E dini pse? Sepse gratë janë natyra më të dobëta, ata nuk rezistojnë dot, madje ndjejnë kënaqësi dhe në momentin që përdhunohen dhe më pas dorëzohen’. – është shprehur tekstualisht ‘avokati’.

Një deklaratë që pati një reagim të zbehtë në studio, por që krijoi shumë zhurmë në internet dhe rrjete sociale. Emisioni ‘Piranjat’ si fiilim kanë vendosur të sqarojnë ligjin anglo-sakson që përmend me kaq pasion avokat, Spartak Ngjela. ‘Piranjat’ kanë zhvillluar një lidhje me skype me avokatin shqiptar në ishullin britanik, Naim Hasani.

‘Deklarata e Ngjelës është gënjeshtër. Nuk ekziston diçka e tillë në ligjin anglez. Ngjela është i turpshëm me fjalitë që thotë. Deklarata të tilla dënohen edhe ligjërisht në Angli, pasi është shpifje’. – shprehet avokati i kontaktuar nga ‘Piranjat’.

Avokati Hasani gjithashtu ka dhënë për emisionin investigativ përkufizimin e plotë të sanksionimit të përdhunimit në legjistlacionin anglez.

Ndërkohë ‘Piranjat’ nuk e lënë me kaq dhe shkojnë për të folur me avokat Ngjelën, duke shpresuar se ka reflektuar… ‘Nuk është kështu. Nuk është fjali e imja, i referohem ligjit. Unë flas me letra dhe me ligj. Jam i përgatitur unë, ju jeni të papërgatitur totalisht. Mos më tregoni ligjin mua. Nuk kërkoj falje për deklaratën që thashë, pasi nuk është lënduar askush prej saj’, tha ndër të tjera ‘avokati’.

Gjykimi mbetet i juaji…


Shtuar 21.04.2023 21:57