Dështon premtimi i Ramës? Pfizer bën njoftimin e rëndësishëm
Në një kohë kur Shqipëria është në pritje të 10750 dozave të para nga vaksina BioNTech-Pfizer, kompania amerikane do të reduktojë furnizimin për Europën dhe me vendet që kanë mbyllur kontratat prej kohësh.

Mbetet e paqartë se cfarë do të ndodhë me Shqipërinë ndërsa nuk ka asnjë reagim nga kryeministri Rama apo ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Veprimin e kompanisë amerikane, disa shtete të BE e kanë cilësuar si “të papranueshme”.

Gjermania tha se afati i dorëzimit do të shtyhet për tre ose katër javët e ardhshme ndërsa kompania amerikane po bën ndryshime në vendin e saj të prodhimit në qytetin belg të Puurs.

“Në një njoftim të shkurtër, Komisioni i BE dhe, përmes tij, vendet anëtare të BE, u informuan se Pfizer nuk do të ishte në gjendje të përmbushë plotësisht dozat e premtuara për tre deri në katër javët e ardhshme për shkak të modifikimeve në fabrikën e Puurs,” tha ministria.

Shtuar më 15/01/2021, ora 21:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori