Dështon policia, arreston gabimisht dy shtetas për vjedhjen e Katedrales
Gjykata e Korçës">Korçës ka liruar sot nga paraburgimi autorët e dyshuar të vjedhjes së Katedrales në qendër të qytetit.

Burime nga Komisariati i Korçës">Korçës, konfirmojnë se janë liruar, për mungese provash Joni Cigare dhe Genci Arifi.

Pas lirimit të dy të dyshuarve, prokuroria e Korçës">Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve, vëllezër me precedentë kriminale, për të cilët do të pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë, për të parë, nëse provat e grumbulluara nga policia, krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes së objektit të kultit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 03.09.2018, që bën fjalë për vjedhjen e një sasie lekësh në Katedralen e qytetit të Korçës">Korçës, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve:

Ronaldo Berberaj, 18 vjeç,
Lorenc Berberaj, 18 vjeç,
R.SH, 15 vjeç, banues në Korçë.
Si edhe po punohet për kapjen e shtetasve D.H., 15 vjeç dhe M.T., 14 vjeç, banues në Korçë, bazuar në nenin 134 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 09/09/2018, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori